Refugjati nga Siria që u largua nga vendlindja e tij për shkak të luftës civile, duke e mbajtur një violinë në shpinë, së shpejti publikon albumin e titulluar ‘My Journey’ (Udhëtimi im)
Rami, 21 vjeç, ishte student i muzikës dhe u largua nga qyteti i Homsit në vitin 2015. Tani ai jeton në Gjermani, pasi ka kaluar tetë vende tjera, shumicën në këmbë, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë udhëtimit të tij në Europë, pasi përndiqej nga policia ai u hodh nga një tren, ku edhe e humbi violinën e tij.
Por në Gjermani, atij iu dha një violin tjetër.
Muzikanti udhëtoi nga Siria për në Liban, më pas në Turqi dhe prej aty në Greqi, gjithnjë duke e mbajtur në shpinë violinën e tij.
Përderisa po udhëtonte nëpër Detin Mesdhe, anija kishte ngelur në det për shkak të prishjes së motorit, por ai u shpëtua nga rojet bregdetare greke dhe u dërgua në ishullin Kos.
“Kam fjetur së bashku me violin, sepse kisha frikë se mos ma vidhte dikush”, tha ai.
Nga Greqia ai udhetoi për në Maqedoni, ku edhe zyri syrin e gazetarëve të cilët e publikuan atë duke luajtur me violin.
Pas Maqedonisë ai udhëtoi në Serbi, ku kaloi disa ditë pa ujë dhe ushqim.
Në Serbi ai ishte ndaluar nga policia pasi ishte shprehur hapur për kushtet e këqija me të cilat trajtoheshin refugjatët.
Por udhëtimi i tmerrshëm i tij nuk përfundon në Serbi. Ndërsa po kalonte nga Beogradi në Budapest, ai u hodh nga treni pasi përndiqej nga policia.
Më pas ai udhëtoi drejt Gjermanisë, ku edhe gjeti strehim.
Pas mundimeve të mëdha, në Gjermani ai takon një grua e cila më pas bisedon me një maestro të quajtur Jochen Lemmen dhe i cili edhe ia dhuroi atij një violinë.
Sipas mediave gjermane, Rami do të publikojë albumin me ndihmën e Kryqit të Kuq dhe të gjitha mjetet e mbledhura nga shitja e albumit do t’i dërgohen njerëzve në nevojë./Arbresh.info
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...