Një sirian 49 vjeçar ka shpëtuar një 3-vjeçar nga mbytja në një lum në një qytet të vogël gjerman.
Fëmija ra në lumin Henne në Meschede dhe u mor nga rrymat, transmeton portali arbresh.info.
Raportet lokale identifikuan njeriun si Abdulmanaf Mohamad.
Sipas Westfalen Post, djali i vogël u rrëzua nga disa shkëmbinj dhe u mor menjëherë nga rrymat.
Mohamad i tha gazetës se ai e pa djalin nga tarraca e tij. Gruaja e tij tha se vetëm sytë e djalit ishin të dukshëm. “Djali po pluskonte nëpër ujë”, tha ajo.
Policia tha se siriani u zhyt në ujin e ftohtë nga një lartësi disa metra dhe e tërhoqi djalin deri në vend të sigurt, ku fqinjët ndihmuan djalin dhe e mbështollën atë me një batanije para se ai të dërgohej në spital me hipotermi.
“Nëse shpëtimtari nuk kishte reaguar kaq mirë, mund të ketë ndodhur edhe më e keqja”, tha Holger Glaremin nga policia lokale për transmetuesin publik WDR.
Mohamad i tha Westfalen Post: “E pashë fëmijën dhe e dija se duhet ta shpëtoja”.
Mohamad lëndoi këmbën e tij në proces dhe u dërgua në spital./Arbresh.info/
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova