Refugjati sirian e pranon vrasjen e gruas në transmetim direkt

15:00 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Babai 414 vjeçar i tre fëmijëve ka tronditur opinionin gjerman, pasi në transmetim direkt pranoi që ka vrarë bashkëshorten e tij.

Policia ka arrestuar menjëherë refugjatin sirian që po jetonte në Gjermani, pasi rrëfeu vrasjen e gruas në transmetim në Facebook, sipas Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

I identifikuar si Abu Marwan, tregoi që vrau 37 vjeçaren duke e therur katër apo pesë herë në qafë, sepse e irritonte.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin gjerman Muhlacker.

Duke dalë në video me gjak në fytyrë dhe duar, Marwan tha se gratë e tjera duhet ta perceptojnë këtë incident si një shembull se çfarë mund t’u ndodhë atyre nëse i mërzisin burrat e tyre./Arbresh.info/

Paralajmërim pamjet mund të jenë të rënda, nuk preferohet të shikohet nga personat nën 18 vjeç.

https://youtu.be/RE4aZ3RqFSY

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme