Refugjatët në Turqi po vazhdojnë të kalojnë kufirin nga qyteti i Edirnes drejt Greqisë, ndërsa policia greke vazhdon bllokimin duke ndërhyrë me mjete të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka njoftuar se 142.175 refugjatë deri ditën e djeshme tashmë kanë arritur të kalojnë në Greqi.
Refugjatët përpiqen të kalojnë kufirin përmes lumit Marica, ndërkohë që policët vazhdojnë patrullimet.
Rreth 3.500 refugjatë aktualisht janë duke pritur pranë pikës kufitare Pazarkule me shpresë që Greqia do t’i hapë portat.
Autoritetet greke kanë vendosur barrikadë pranë kufirit, ndërsa ndaj refugjatëve që afrohen ka përdorur gaz lotsjellës, topa uji, plumba plastike dhe kohë pas kohe madje edhe plumba të vërtetë.
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...