Gjermania ka kritikuar ashpër regjimin sirian të Bashar al-Assadit lidhur me raportet e torturës, ngacmimit dhe shtypjes së refugjatëve sirianë që kthehen në atdhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për media në Berlin, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, rikonfirmoi mbështetjen e Berlinit për përpjekjet e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të gjetur një zgjidhje politike në Siri, por shprehu skepticizëm mbi synimet e regjimit.
“Ajo që po dëshmojmë në Siri në këto ditë është se njerëzit që duan të kthehen nga Jordania në Siri, vuajnë nga shtypja, disa prej tyre janë burgosur”, tha Maas.
Masat represive të regjimit sirian dhe arrestimet e vazhdueshme kanë qenë një burim i tensioneve para një takimi të planifikuar të komitetit kushtetues sirian, duke thelluar mosbesimin e grupeve të opozitës ndaj qëllimeve të Damaskut.
Maas theksoi se Gjermania së bashku me partnerët e saj të Bashkimit Evropian (BE) do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e OKB-së për të thirrur komitetin kushtetues sirian.
“Ajo që ne duam të arrijmë tani, para se gjithash është një marrëveshje mbi përbërjen e një komiteti kushtetues”, tha kryediplomati gjerman, duke theksuar se ky proces duhet të filloj reformat kushtetuese dhe të çoj në zgjedhje demokratike në Siri.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...