Katër refugjatë Rohingya janë vrarë pasi një grup prej tetë elefantësh të egër kanë kaluar mburojat e një zonë të tokës pyjore në Bangladesh.
Viktimat, një grua dhe tre fëmijë, ishin duke ndërtuar një strehë të improvizuar në kampin Balukhali, ka deklaruar policia, transmeton portali arbresh.info
Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ky është incidenti i dytë i këtij lloji që po ndodh në zonën e Bangladeshit.
Një djalë dyvjeçar dhe një burrë i moshuar janë shkelur për vdekje gjatë muajit të kaluar, përderisa po flinin në strehën e tyre.
Qindra myslimanë Rohingya janë detyruar të largohen nga Mianmar për shkak të luftimeve. Rreth 519 mijë refugjatë kanë arritur në Bangladesh, ndërsa vendi ka ndarë rreth 3 mijë hektarë tokë në pyje për të ndërtuar kampet e refugjatëve./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?