Mjekët që po trajtojnë refugjatët Rohingya kanë raportuar për dëshmi të dhunës seksuale.
Mjekët në kampin e refugjatëve në Leda, të drejtuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) e OKB-së kanë deklaruar se kanë trajtuar qindra të mbijetuara nga dhuna seksuale që u ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info
“Kemi parë shenjat e lëkurës, përmes të cilave tregohet se gratë i kanë mbijetuar një sulmi të fuqishëm, një sulmi çnjerëzor”, Tasnuba Nourin, mjek i IOM-it.
Plagosjet lidhen me akuzat për dhunë të gjërë seksuale, duke filluar nga përdhunimi në grup, thuhet në raportin mjeksor.
Mjekët kanë thënë për Reuters se vetëm me 14 shtator gjashtë gra janë trajtuar si pasojë e lëndimeve që kishin marrë gjatë përdhunimeve sistematike.
“Provat përfshijnë shenja të kafshimit, carje të vaginës dhe këso lloj gjërash”, thanë mjekët. “Të gjitha viktimat kanë thënë se ato janë përdhunuar nga ushtria e Mianmarit”.
Dhuna e fundit e dhunës në shtetin Rakhinë të Mianmarit ka shpërthyer me 25 gusht, duke detyruar më shumë se 30 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
OKB e ka akuzuar ushtrinë e Mianmarit se po kryen një betejë brutale të ‘spastrimit etnik’./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...