Qindra mijëra refugjatë palestinezë dhe sirianë që jetojnë në kampet e mbipopulluara dhe të rrënuara të Libanit, janë duke jetuar me frikën e virusit, ndërsa grupet e ndihmës janë vënë në lëvizje.
Libani është kthyer në shtëpi për dhjetra mijëra palestinezë dhe të paktën 1.5 milionë sirianë që janë larguar nga lufta, transmeton portal arbresh.info
Deri me tani vetëm një palestinez që jeton jashtë kampit është testuar pozitiv për Covid-19, ndërsa në Liban janë paraqitur 520 raste me infeksion dhe janë raportuar 17 të vdekur.
Por rastet e përkeqësimit do të duhet të evakuohen në njësitë libaneze të kujdesit intensiv, ku punonjësit e ndihmës kanë frikë se nuk mund të ketë shtretër të mjaftueshëm.
Megjithatë, refugjatët palestinezë dhe sirianë që jetojnë në lagje të ngushta, përfshirë edhe ata në kampe dhe tenda, vuajnë nga mungesa e ujit dhe janë shumë të prekshëm nga sëmundja.
“Shqetësimi kryesor mbetet përhapja e koronavirusit në kampet e mbipopulluara të refugjatëve të Palestinës, ku nuk ka shumë mundësi që ata të rrinë të izoluar”, tha Huda Samra, një zëdhënëse e agjencisë palestineze të refugjatëve të KB UNRËA.
Ajo tha se agjencia është duke krijuar qendra izolimi brenda kampeve për të karantinuar ata që kanë nevojë.
Struktura të ngjashme po vendosen për sirianët që jetojnë në lagje të afërta në dete të tendave të kanavacës në lindje të vendit, thotë agjensia e refugjatëve të KB UNHCR.
20 refugjatë në Greqi rezultojnë pozitiv me Covid-19, karantinohet kampi
Më shumë se 174 mijë palestinezë jetojnë në Liban, sipas shifrave zyrtare, me shumicën që banojnë në kampe të qeverisura nga fraksionet palestineze përtej mundësive të forcave të sigurisë libaneze. Por vlerësimet jozyrtare thonë se palestinezët, të parët e të cilëve u larguan nga krijimi i shtetit të Izraelit në 1948, mund të jenë deri në 500 mijë.
Dhe rreth 1.5 milionë refugjatë sirianë që jetonë në Liban, jetojnë në varfëri dhe mbështeten në materialet e grupeve të ndihmave për të mbijetuar.
Përkundër të gjitha këtyre përgatitjeve, organizatat joqeveritare kanë frikë se diskriminimi ndaj refugjatëve do të jetë një sfidë e shtuar.
Që nga arritja e refugjatëve, popullsia në Liban është rritur dhe tani numërohen rreth 4.5 milionë banorë.
Shumë libanezë fajësojnë refugjatët sirianë për problemet ekonomike të vendit dhe autoritetet shpesh i kanë inkurajuar ata të kthehen në shtëpi.
Palestinezët, të cilët akuzohen nga libanezët për shkaktimin e luftës civile të vitene 1975-1990, përballen me kufizime pune, sikurse edhe refugjatët sirianë, që jetojnë duke kryer punë të përditshme dhe paguhen për punën e bërë.
Tani bllokada për shkak të Covid-19, është duke e bërë edhe më të vështirë jetën për këto grupe njerëzish.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...