Ajo e quan veten një katolike të devotshme, por kur vjen puna te çështja e emigrantëve nuk ngurron të sulmojë ashpër Papa Françeskun dhe Kishën Katolike Romane.
Udhëheqësja e Frontit Nacional dhe kandidatja për presidente në Francë, Marine Le Pen, gjatë një interviste për të përditshme “La Croix” tha se ishte e zemëruar me kishën, që sipas saj i fut hundët kudo përveçse te gjërat që i takojnë.
Udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë iu referohej fjalëve të Papa Françeskut për t’u hapur dyert emigrantëve.
“Fakti që ai bën thirrje për mëshirë e për të mikpritur të huajt nuk më bezidis shumë. Por nëse i kërkon shteteve europiane që të veprojnë kundër interesave të popujve të tyre, kjo quhet ndërhyrje në politikat e brendshme të këtyre vendeve, pasi ai është edhe kreu i një shteti”, tha Marine Le Pen.
E megjithatë, pyetjes nëse do ta ftonte Atin e Shenjtë po të zgjidhej në krye të Elizesë, ajo iu përgjigj se do ta bënte me shumë kënaqësi. Le Pen theksoi gjithashtu se kishte një vizion rigoroz për laicitetin.
Sa i përket martesave “gay”, ajo nuk përjashton mundësinë e zhvillimit të një referendumi për të vendosur mbi këtë çështje. Në Francë, martesat mes të njëjtit seks janë njohur nga presidenti François Hollande, përmes ligjit të ashtuquajtur “martesa për të gjithë”.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist