Refugjatët, kritikohet marrëveshja BE-Turqi

22:16 | 20 Mars 2018
Trina Galanxhi

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar marrëveshjen dyvjeçare ndërmjet Bashkimit Europian dhe Turqisë, që kanë lënë mijëra emigrantë dhe refugjatë të bllokuar në ishujt grekë.

Grupet e ndihmës greke dhe ndërkombëtare, përfshirë Amnesty International dhe Human Rights Watch, e kanë përshkruar marrëveshjen si një dështim nga Europa për të trajtuar në mënyrë adekuate çështjen e refugjatëve, duke thënë se njerëzit kanë mbetur të bllokuar pa asnjë fije shprese, transmeton portali arbresh.info

Marrëveshja e marsit 2016 kishte për qëllim ndalimin e fluksit të refugjatëve nga Turqia që kishin për synim arritjen në ishujt e Greqisë dhe më pas kalimin në vendet e pasura të BE-së.

Sipas marrëveshjes, emigrantët dhe refugjatët që arrinin pas 20 marsit 2016, do të mbaheshin në ishuj dhe do të ktheheshin në Turqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme