Google ADS

Refugjatët e dëbuar nga Evropa sulmohen nga talibanët në Afganistan

15:51 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Nasir, një shitës 26 vjeçar nga provinca veriore e Kunduzit, u nis në muajin korrik 2015 si refugjat në Evropë, në të njëjtin vit që babai i tij u vra nga persona të panjohur.

Muajin e shkuar, ai u detyrua të kthehet në Afganistan, pasi u dëbua nga Finlanda. Me t’u kthyer ai u plagos në masakrën e kryer nga talibanët në Kabul, ku vdiqën më shumë se 100 njerëz, transmeton portali arbresh.info

I gjendur në shtratin e spitalit me këmbë dhe brinjë të thyera, Nasir kujton vendimin e vështirë që i është dashur ta marrë pas vdekjes të së atit.

Në sulmet e kryera përgjatë vendit, aparati i sigurisë, përfshirë policë lokalë janë në shënjestër.

Me të ëmën dhe dy vëllezërit e tij, familja e ka kaluar kohën në gjendje ankthi e frike.

“Nëna na kërkoi të largoheshim. Ajo e dinte se pas vdekjes së babit, ne ishim në rrezik”, tha ai, duke përdorur një pseudonim për shkak të sigurisë.

“Ishte një vendim i madh që duhej të merrej. Të lija gjithçka prapa në Afganistan, madje edhe nënën ishte shumë e vështirë”.

Menjëherë pas vdekjes së babait të tij, vëllai i tij u sulmua gjithashtu nga një grup njerëzish të panjohur. Ishte atëherë që Nasir vendosi të ikë nga Afganistani.

Por më pak se tre vjet më vonë, ai u kthye sërish në tokën afgane.

Ai pretendon se zyrtarët e emigracionit në Finlandë, i bënë presion atij të nënshkruante disa formulare, të cilat ai nuk e kuptonte plotësisht, ku në thelb autorizonte dëbimin e tij.

Në muajt e fundit, vendet evropiane kanë shtrënguar politikat e kufijve dhe azilit, duke kthyer grupe të mëdha refugjatësh që janë kthyer në Afganistan.

“Kanë kaluar nëntë muaj që kur u ktheva nga Finlanda në Kabul, ku punoj si shitës”, tha Nasir për Al Jazeera. “Vetëm nëna ime dhe familja ime e dinë se unë u dëbova”, transmeton portali arbresh.info.

Në Finlandë, Nasir tha se ndihej i padëshiruar por e dinte se ai ishte më i sigurt se në Afganistan.

“Më kujtohet njëherë doja të blija diçka në supermarket, madje edhe i kisha paratë për të paguar, dyqanxhiu refuzoi të ma shiste.

“Kjo gjë më pengoi pak, por të paktën jeta ime ishte e sigurt atje, kështu që kaloi”.

Sipas Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian, që nga shtatori 2017, afganët përbënin grupin më të madh të azilkërkuesve në bllok, me 170,045 kërkesa në pritje të miratimit.

Aplikantët e papërshtatshëm kthehen në vendin e tyre të origjinës ose “vendin e tretë të sigurt”, i cili pritet të sigurojë mbrojtje të mjaftueshme.

Në vitin 2015, 33% e kërkesave të shkallës së parë nga azilkërkuesit afganë u refuzuan, sipas Eurostat./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme