Google ADS

Reforma e ushtrisë, pjesë e hetimit për ekstremin e djathtë

20:51 | 10 Maj 2017
Trina Galanxhi

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen njoftoi sot rreth një plani për të reformuar rrënjësisht ushtrinë si pjesë e hetimit për simpatizuesit e ekstremit të djathtë, që ka implikuar zyrtarë të shumtë të Bundeswehrit dhe hedhur dyshime rreth drejtimit të tij.

Duke folur përpara komitetit parlamentar të mbrojtjes në Bundestag, Von der Leyen tha se plani do të zbatohet sipas një procesi të gjerë, i cili përfshin reformën e strukturave drejtuese, nga punonjësi më i thjeshtë tek ministri.“Përpjekja për të zhvilluar reformën, do të përfshijë rishikimin e funksioneve drejtuese, masave disiplinore, edukimin politik të ushtarëve dhe të ashtuquajturën ‘Traditionserlass’, rregullat për traditën ushtarake në Republikën Federale të Gjermanisë”, tha ajo.

Von der Leyen, anëtare e konservatorëve kristiandemokratë të kancelares Angela Merkel, është kritikuar nga spektri politik se ka dështuar në zbulimin dhe çrrënjosjen e ekstremizmit të krahut të djathtë në radhët e ushtrisë.

Bundeswehr  (forcat e armatosura të unifikuara të Gjermanisë, administratat e tyre civile dhe autoritetet e prokurimit) aktualisht po kryen kërkimet e kazermave të ushtrisë në të gjithë vendin, në zbulim të relikeve të epokës naziste, si pjesë e hetimit të ekstremistëve  të djathtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme