Google ADS

Referendumi për pavarësi, kurdët e fillojnë festën

22:22 | 25 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Qendrat e votimit të referendumit të diskutueshëm të pavarësisë në rajonin e Kurdistanit në Irakun e veriut janë mbyllur.

Iraku, Irani, Siria dhe Turqia kanë kundërshtuar fuqishëm mbajtjen e referendumit të organizuar nga Qeveria Rajonale Kurde, transmeton portali arbresh.info

Bagdadi ka theksuar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur unitetin e vendit, ndërsa Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ‘do të merren edhe masa ushtarake nëse cenohet siguria rajonale’.

Votimi ka filluar në ora 8:00 dhe është mbyllur rreth orës 18:00 sipas kohës lokale.

Rezultatet përfundimtare të referendumit pritet të bëhen të ditura pas 72 orësh.

Referendumi, i cili nuk është i detyrueshëm, pritet të japë mbështetje të plotë për pavarësinë.

Kurdët menjëherë pas mbylljes së qëndrave të votimit kanë dal në rrugët kryesore dhe kanë filluar festën./arbresh.info/

https://twitter.com/aminahekmet/status/912363755018866690?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F404455-kurdistan-independence-referendum-iraq%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme