Miliona turq do i drejtohen të dielën qendrave të votimit në një referendum që mund ta shndërrojë vendin në një republikë presidenciale.
Ky do të ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme në historinë e vendit që prej themelimit të tij pas rënies së perendorisë otomane. Zgjedhjet i japin fund një fushate 2 mujore që ka përçarë edhe më shumë shtetin ende të parimëkëmbur nga përpjekja e dështuar për grusht shteti në muajin korrik, sulmet e vazhdueshme terroriste dhe impakti i luftës së gjatë në Sirine fqinje.
Fushata u shënua nga retorika armiqësore dhe akuza nga të dyja palët që kanë amplifikuar ndasitë brenda shoqërisë.
Mbështetësit e qeverisë kanë vënë shenjën e barazimit mes atyre që do të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese me grupet terroriste, ndërsa për opozitën ata që do të votojnë në favor janë mbështetës të fashizmit dhe diktaturës.
Sondazhet sugjerojnë rezultate shumë të ndryshme e nga to mund të kuptohet shumë pak. Numri i votueseve të pavendosur ose i atyre që refuzojnë të shprehen është shumë më i lartë se sa në zgjedhjet e kaluara, çka bën që të dhënat të jenë të pakuptimta.
Fushata e ripërqëndroi vëmendjen tek abuzimet qeveritare pas grushtit të dështuar të shtetit, e gjithashtu tek shkëputja gjithnjë e më e madhe e Rexhep Taip Erdoganit nga aleatët perëndimor. Këta të fundit e akuzojnë presidentin turk për shkeljen e lirive themelore, ndërsa Erdogan i quajti ata ‘mbetje të fashizmit’….
“Me vullnetin e Zotit, mbrëmjen e së dielës Europa do të dëgjojë zërin tonë’-citoi media lokale udhëheqësin turk. Ata që do të votojnë do t’u thonë po ose jo, një sërë ndryshimeve kushtetuese që do ta shndërrojnë vendin nga një demokraci parlamentare në republikë të udhëhequr nga Presidenti./tch
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...