Google ADS

Referendumi në Kataloni, Britania: Problem i qeverisë spanjolle

18:57 | 1 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Liderët e partisë opozitare në Britani të Madhe i kanë bërë thirrje kryeministres Theresa May që të t’i bëj thirrje kryeministrit spanjoll për ndalimin e dhunës ndaj popullit katalonas.

Sipas mediave spanjolle, më shumë se 300 persona kanë mbetur të plagosur nga përleshjet mes policisë dhe votueve në Katalonia, transmeton portali arbresh.info

Zyrja e Ministrisë së Jashtme në Britani ka reaguar, duke thënë: “Referendumi në Kataloni është problem i qeverisë spanjolle dhe popullit të saj dhe Britania kërkon nga Spanja që të respektohen ligji dhe kushtetuta e vendit”.

Qeveria spanjolle e ka quajtur mbajtjen e referendumit si jokushtetues.

Ministra e Brendshme në Spanjë ka bërë të ditur se deri me tani janë arrestuar 3 persona, përfshirë edhe një i mitur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme