Një numër i madh i njerëzve kanë marrë pjesë në votimin e rëndësishëm për pavarsinë e rajonit të Kurdistanit të Irakut.
Votat kanë filluar të numërohen, ndërsa pritet një fitore e madhe e ‘po’-së në refendum, transmeton portali arbresh.info
Kurdët thonë se kjo do t’u japë atyre një mandat për të negociuar shkëputjen, por kryeministri irakian e ka denoncuar atë si “jokushtetuese”.
LEXO EDHE: Referendumi për pavarësi, kurdët e fillojnë festën
Turqia dhe Irani, nga frika e trazirave separatist nga pakicat kurde, kanë kërcënuar me mbyllje të kufirit dhe kanë vendosur sanksione mbi eksporetet e naftës.
Referendumi kaloi në mënyrë paqësore nëpër tri krahinat që përbëjnë rajonin, ndërsa sipas komisionit zgjedhor pjesëmarrja u vlerësua me rreth 72për qind.
Kurdët menjëherë pas mbylljes së votimit kanë filluar festën nëpër rrugët kryesore.
Kurdët janë grupi i katërt më i madh në Lindjen e Mesme, por kurrë nuk kanë fituar një shtet të përhershëm komb.
Votimi ishte i hapur për rreth 5.2 milionë kurdë dhe jo kurdë të moshës 18 vjeç të regjistruar si banorë në zonat e kontrolluara nga kurdët./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?