Dy rajonet më të pasura të Italisë së veriut kanë votuar sot për “pavarësi” nga Roma.
Rajoni i Lombardisë dhe ai i Venetos, mbajnë rreth 30 përqind të pasurisë së vendit, ndërsa kërkojnë autonomi më të madhe nga Roma, transmeton portali arbresh.info
Analistët politikë e kanë krahasuar votën në referendumin italian si të ngjajshëm me atë të votimit për pavarësinë e Skocisë nga Britania, por nuk ka bërë ngjajshmëri me referendumit të Katalonjës dhe këtij italian.
Një votë “po” në referendumin italian do t’u jepte më shumë pushtet dy presidentëve të këtyre rajoneve.
Të dy liderët, Roberto Maroni nga Lombardia dhe Luca Zaia nga Veneto, kërkojnë më shumë kompetenca në fushat e sigurimit, migrimin, arsimin dhe mjedisin.
“Ne synojmë të kemi fuqi të mjaftueshme për të thyer rezistencën e qeverisë”, tha Maron për CNN.
“Ne duam të menaxhojmë territorin tonë dhe të menaxhojmë zonat që merren me flukset e migrantëve”, shtoi ai.
Një nga ankesat kryesore të rajonit është se ato i japin shumë më tepër taksa Romës, nga sa marrin mbrapsht në investime publike, e duan të përgjysmojnë kontributin. Lombardia, sipas Maronit, i paguan Romës çdo vit 54 miliardë euro më shumë nga sa merr mbrapsht, ndërsa për Veneton, kjo shifër është rreth 15.5 miliardë euro.
“Taksat tona duhet të shpenzohen këtu, jo në Siçili”, thonë drejtuesit lokalë./arbresh.info/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...