Katalunja e përshkallëzon sfidën e saj separatiste me shpalljen e referendumit të pavarësisë më 1 tetor të këtij viti.
Qeveria spanjolle është zotuar të bëjë ç’është e mundur për të parandaluar mbajtjen e votimit të shumëdiskutuar plebishitar, të cilin e konsideron të paligjshëm. Por mekanizmi, ndërkohë, është vënë në lëvizje.
“Pyetja që do t’iu shtrohet votuesve është nëse duan që rajoni të bëhet shtet i pavarur në formën e një republike. Referendumi do të mbahet më 1 tetor. Qeveria jonë ka një angazhim të padiskutueshëm demokratik për organizimin e tij. Kryeministri spanjoll nuk ka bërë asgjë serioze, të sinqertë, apo reale për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha Carles Puigdemont, kryetar i qeverisë së Katalunjës.
Ekzekutivi rajonal pro sovranitetit këmbëngul se zona e pasur në verilindje të Spanjës ka të drejtën e vetadministrimit politik, ekonomik dhe kulturor.
Madridi zyrtar është kategorikisht kundër shkëputjes. “Mund ta shpallin referendumin sa herë të duan, – tha zëvendëskryeministrja spanjolle, Soraya Sàenz de Santamaria, – por ai nuk ka për të ndodhur”.
Mbi 80% e pjesëmarrësve të një votimi simbolik 3 vite më parë zgjodhën mëvetësinë. Qendrave të votimit në atë rast iu drejtuan vetëm 2.3 milionë zgjedhës, nga 5.4 milionë që shënon elektorati katalanas. Këtë herë, megjithatë, qeveria e atjeshme këmbëngul se rezultati do të jetë ligjërisht detyrues.
Ilir Meta në burg, gjykata cakton seancën për divorcin nga M...
Muslija drejt largimit nga Freiburgu
Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e u...
Rutte: Evropa do të paguajë armët e SHBA-së për Ukrainën
Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fi...
Rutte thotë se fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte paso...