Google ADS

Referendum edhe në Itali, Lambordia dhe Venediku “duan pavarësi”

23:36 | 5 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Gjatë këtij muaji, rajoni i Lombardisë dhe qyteti i Venedikut do të votojnë për fuqitë e reja të autonomisë, të cilat tashëm kanë filluar të ngrejnë polemika të reja.

Pas kaosit në Katalonia, referendumet kanë filluar të marrin një shkallë të lartë të fuqive lokale, transmeton portali arbresh.info

Italia pritet të përballet me një kaos të ngjajshëm, pasi dy referendume pritet të mbahen me 22 tetor, edhe pse në këto raste votat miratohen nga shteti dhe nuk ka përballje dhe kundërshtime të dhunshme.

Referendumi në Lombardi, një rajon që përfshin qytetin më të madh të Italisë, Milanon dhe pikën më nxehtë turistike të Venedikut, kërkon nga votuesit që këshilli i tyre rajonal të thirret në paragrafin e tretë të nenit 116 të Kushtetutës italiane.

Sipas këtij neni lejohet që rajonet me një buxhet të balancuar t’i kërkojnë qeverisë italiane t’u besojnë atyre fuqitë e reja dhe një shkallë të lartë autonomie.

Pasojat e dy referendumeve mund të jenë të vështira për Italinë, pasi mund të shkaktojnë lëvizje të madhe të separatistëve të tjerë në të gjitha vendet e BE-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme