Redaktorja e BBC-së për Kinën, Carrie Gracies, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj në Pekin për të protestuar në atë që e ka quajtur dështim për të përmbushur hapësirën në pagesë mes grave dhe burrave në BBC.
Largimi i Carrie Gracies është hapi i fundit që është marrë pas publikimit të niveleve të pagesës në BBC për vitin 2017, që rezultoi se burrat përbënin dy të tretën e listës së punëtorëve më të paguar.
Gracie, veterane e BBC-së për 30 vite, ka thënë përmes një deklarate në sajtin e saj se nuk ka mundur të ketë performaca të larta në punën e saj derisa ka qenë në konflikt me udhëheqësit e saj rreth pabarazisë në pagesë.
Ajo ka thënë se nuk është duke kërkuar më shumë para për veten mirëpo i ka kërkuar BBC-së të respektojë ligjin britanik, i cili kërkon pagesë të barabartë për punë të barabartë.
“BBC duhet ta pranojë problemin, të kërkojë falje dhe të krijojë një strukturë të barabartë, të drejtë dhe transparente të pagesës”, ka shkruar ajo.
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...