Redaktori i njohur i gazetës ruse Dmitry Muratov u sulmua në një tren të enjten, i lyer me një përzierje bojë dhe acetoni që i la sytë të digjen, tha gazeta e tij.
Sulmi erdhi vetëm disa ditë pasi Muratov, një fitues i çmimit Nobel për Paqe, u detyrua të pezullojë veprimtarinë e gazetës së pavarur Novaya Gazeta deri në fund të luftës së Rusisë me Ukrainën.
“Ata hodhën bojë vaji me aceton. Sytë më digjen tmerrësisht”, tha Muratov në një raport të shkurtër të lëshuar të enjten vonë nga gazeta e tij.
Redaktori, i cili ishte në një tren nga Moska për në Samara, tha se sulmuesi i panjohur bërtiti: “Muratov, ja një për djemtë tanë”, ndërsa ai hodhi bojën.
Më vonë, një zëdhënëse e Novaya Gazeta tha se Muratov ishte në gjendje “të kënaqshme” dhe se ai nuk kishte nevojë të shkonte në spital.
“Ai vazhdoi udhëtimin e tij me tren,” tha ajo. Muratov vrapoi pas sulmuesit dhe arriti të fotografonte, dhe policia erdhi për të mbledhur informacione, tha zëdhënësja./arbresh.info/
❗️Неизвестный напал на главреда «Новой газеты» и лауреата Нобелевской премии мира Дмитрия Муратова прямо в вагоне поезда pic.twitter.com/xrhR62zJts
— Novaya Gazeta. Europe (@novayagazeta_eu) April 7, 2022
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...