Rebelët e grupit Houthi, i cili përkrahet nga Irani, e sulmuan një bazë për trajnime ushtarake në Marib, duke i lënë të vrarë 60 pjesëtarë të personelit dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Lajmin e bëri të ditur televizioni shtetëror saudit.
Ky televizion i citoi burimet e veta, të cilat thanë se sulmi është kryer me raketa balistike dhe dronë.
Në konfliktin e Jemenit janë të përfshirë Irani dhe Arabia Saudite, të cilat kanë qëndrime armiqësore mes vete.
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri në Jemen në vitin 2015 për ta kthyer në pushtet qeverinë e presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi, e cila ishte rrëzuar nga rebelët.
Në anën tjetër, rebelët e përkrahur nga Irani i kanë nën kontroll kryeqytetin Sanaa dhe shumicën e qendrave urbane.
Ata mohojnë se janë vegël e Iranit dhe thonë se janë duke luftuar kundër një sistemi të korruptuar, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima