Luftëtarët anti-regjim dhe civilët po shpërngulen nga një lagje verilindore e Damaskut, pasi forcat rebele ranë dakord të dorëzojnë territorin tek forcat e Assadit, të mbështetura nga Rusia dhe Irani.
Autobusët kanë nisur të lënë një qytet në Qalamun Lindor, 40 kilometra në veri-lindje të Damaskut, tha agjencia shtetërore e lajmeve SANA, transmeton portali arbresh.info.
Televizioni shtetëror sirian njoftoi se 3.200 militantë dhe familjet e tyre do të transportohen në Idlib dhe Jarabul, një zonë e mbajtur nga rebelët përgjatë kufirit turk.
Më parë këtë javë, rebelët ranë dakord të dorëzojnë qytetin e Dumajrit, një enklavë në verilindje të Damaskut. Rreth 5,000 vetë, duke përfshirë 1,500 luftëtarë, u larguan nga qyteti./Arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I