Rebelët i vënë zjarrin varrit të babait të Assadit – thonë se të përfshirët në vrasje dhe tortura nuk do të falen

15:36 | 11 Dhjetor 2024
Q L

Lideri i rebelëve sirianë Abu Mohammed al Jolani ka deklaruar se personat përgjegjës për torturimin dhe vrasjen e të burgosurve nën regjimin e Assadit, nuk do të falen nga qeveria e tij.

Në një deklaratë të postuar në Telegram, Jolani tha se ata që janë përfshirë do të ndiqen në Siri.

“Do t’i ndjekim nëpër Siri, e ata që kanë arritur të largohen dhe t’i shmangen drejtësisë, do t’i kërkojmë qeverive të atyre vendeve ku janë strehuar që të na i dorëzojnë”, shtoi ai.

Në anën tjetër, imazhe të shumta sot janë publikuar ku shihet varri i babait të Bashar al-Assadit duke u djegur në vendlindjen e tij Qardaha.

Aty shihen luftëtarët rebelë duke ndjekur nga afër djegien e varrit – përfshirë arkivolin.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, rebelët i vënë flakën varrit në Latakia – zemra e komunitetit Alevi të Assadit. /Telegrafi/

Të ngjashme