Rebelët jemenas, Huthi, që mbështeten nga Irani, thanë se kanë kryer një sulm me dronë ndaj Tel Avivit, edhe pse autoritetet izraelite nuk e kanë konfirmuar drejtpërdrejt këtë sulm.
Përmes një deklarate, rebelët thanë se kanë kryer “një operacion ushtarak që shënjestroi caqe të rëndësishme në Jafa [Tel Aviv] me një numër dronësh”.
“Operacioni arriti me sukses qëllimet e tij, dronët arritën caqet e tyre dhe armiku nuk ishte në gjendje të konfrontohej me ta apo t’i rrëzonte”.
Ushtria izraelite tha se ka penguar “një cak të dyshuar ajror” në afërsi të Izraelit qendror gjatë natës, pa dhënë më shumë detaje.
Të mërkurën, rebelët Huthi pretenduan se kanë lëshuar raketa lundruese drejt Izraelit, pasi një natë më parë Irani lëshoi afër 200 dronë drejt këtij shteti.
Po ashtu, javën e kaluar rebelët jemenas thanë se kanë gjuajtur një raketë në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion, që gjendet në afërsi të Tel Avivit. Ky sulm u pasua me sulme ajrore izraelite në Jemen, përfshirë në portin e Hodeidës.
Rebelët Huthi, që kontrollojnë pjesë të mëdha në Jemenin e përfshirë nga lufta që një dekadë, janë pjesë e “Boshtit të rezistencës” – rrjetit të bashkëpunëtorëve rajonalë që ka Irani kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Që nga nëntori i vitit të kaluar, rebelët jemenas kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit. Ata kanë thënë se po kryejnë këto sulme për të treguar solidaritet me palestinezët gjatë luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./rel
Brenda pak ditësh një sërë shkeljesh e skandalesh në ministr...
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...