Rebelët Houthi në Jemen thonë se ata kanë kapur një numër të madh të trupave saudite.
Besohet se kapja e tyre është bërë pranë një sulmi të madh pranë kufirit mes vendeve, transmeton portali arbresh.info
Një zëdhënës i Houthi tha për BBC se tre brigada saudite ishin dorëzuar pranë qytetit Najran saudit. Ai tha që mijëra ushtarë ishin kapur dhe shumë të tjerë u vranë. Zyrtarët sauditë nuk e kanë konfirmuar asgjë mbi pretendimin e bërë nga grupi rebel.
Sipas zëdhënsësit të grupit rebel, besohet se ky është operacioni më i madh në llojin e tij, që nga fillimi i konfliktit.
Jemeni është në luftë që nga viti 2015, kur Presidenti Abdrabbuh Mansour Hadi dhe kabineti i tij u detyruan të largohen nga kryeqyteti Sanaa nga Houthis, të cilët mbajnë pjesën më të madhe të veriut të vendit.
Arabia Saudite mbështet Presidentin Hadi dhe ka udhëhequr një koalicion të vendeve të rajonit në sulme ajrore kundër rebelëve të lidhur me Iranin.
Lufta civile ka shkaktuar fatkeqësinë më të madhe humanitare në botë, ku më shumë se 24 milionë njerëz kanë kërkuar ndihmë për gjërat elementare.
Sipas vlerësimeve të OKB-së, besohet se më shumë se 70 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e konfliktit./arbresh.info/
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë