Google ADS

“Rebelët e BE-së”, Hungaria dhe Polonia tregojnë forcën

20:26 | 3 Janar 2018
Trina Galanxhi

Polonia dhe Hungaria janë duke e fituar betejën kundër BE-së mbi imigracionin, deklaruan kryeministrat e të dy vendeve.

Viktor Orban, kryeministri i Hungrisë ka parashikuar “një vit të konfrontimeve të mëdha” me Brukselin, shkruan “afp”, transmeton portali arbresh.info

“Tani po na vjen rradha neve”, than ë Budapest kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki, duke treguar një front të bashkuar me Orbanin në udhëtimin e tij të parë dypalësh që kur morri postin gjatë muajit të kaluar.

Bashkimi Europian ka dërguar në gjykatë Hungarinë, Poloninë dhe Republikën Çeke për shkak të refuzimit të kuotave të refugjatëve.

“Anëtarët e BE-së duhet të zgjedhin se cili vend do të pranojë dhe cili nuk do të pranojë refugjatë”, tha kryemnistri i Polonisë, duke shtuar migracioni në Europë “po bëhet një temë e nxehtë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme