Rebelët në Jemen pretendojnë të kenë hedhur dy raketa, një prej të cilave kishte për cak kampin ushtarak në Arabinë Saudite.
Luftëtarët Houthi kanë njoftuar që ata kanë gjuajtur një në drejtim të qytetit të Najran, të cilën e konfirmuan edhe autoritetet saudite, transmeton portali arbresh.info
TV i rebelëve Al Masirah tha se raketa goditi shënjestrën me saktësi të madhe, dhe më pas tha se ishte gjuajtur edhe një tjetër.
Arabia Saudite thonë se mbrojtja ajrore ka detektuar dhe shkatërruar raketën e parë, që shkaktoi dëme të vogla në shtëpinë e një personi.
Nuk ka viktima.
Houthis kanë hedhur edhe më parë raketa drejt Arabisë Saudite, duke synuar gjithashtu kryeqytetin e Riadit. Të gjithë ato janë zbuluar.
Lufta në Jemen, e cila po vazhdon për tre vjet, ka vrarë më shumë se 10,000 njerëz, zhvendosur tre milionë vetë dhe e shtyu vendin pranë urisë./Arbresh.info/
Mbështetje për integrimin e Shqipërisë, Veliaj takon disa eu...
Austri: Të djathtës ekstreme nuk i kërkohet të formojë Qever...
SHBA dhe aleatët, shumë pranë finalizimit të huasë prej 50 m...
Fytyra e BE-së në Kosovë: “Hat tricku” estonez e nervozon Vu...
Rovena-Gresës: Unë ta kam vënë X ty moj e mjerë
Haliti për Asociacionin: Asnjë qeveri nuk ka pasur sukses me...