Presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel, ka reaguar pas sulmit të fundit në Detin e Kuq, ku një grup i ashtuquajtur islamil, “Houthit”, kishin sulmuar anijet detare të cilat kishin eksportuar mallra të ndryshme nga komitenti i Azisë drejt Evropës si dhe drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mbrëmë, në orët e vona të natës, presidenti i ShBA-së, Joe Biden dha urdhër për sulmimin e këtij grupi në shtetin e Jemenit, transmeton Arbresh.info.
Pets Pavel në një postim më rrjetin social “X”, ka shënuar se sulmet provokuese të grupit islamik nuk mund të tolerohen më.
“Sulmet provokuese dhe të rrezikshme të Houthi-ve në trafikun detar në Detin e Kuq nuk mund të tolerohen më. Veprimi ushtarak i aleatëve tanë është një hap i domosdoshëm për të parandaluar rritjen e tensionit në rajon dhe për të rivendosur kalimin e sigurt të tregtisë ndërkombëtare”.
The provocative and dangerous Houthi attacks on maritime traffic in the Red Sea can no longer be tolerated. The military action of our allies is a necessary step to prevent mounting tension in the region and to restore safe international trade passage.
— Petr Pavel (@prezidentpavel) January 12, 2024
Mediat e huaja deri më tani, kanë raportuar se janë zhvilluar mbi 73 sulme ajrore në vende të ndryshme të cilat janë cilësuar edhe si baza të ndryshme të grupit të Houthit. /Arbresh.info/
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...