Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, e ka akuzuar presidentin Donald Trump se i ka mbyllur sytë para vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Presidenti amerikan e kishte nënvlerësuar një raport të CIA-s, në të cilin thuhet se princi saudit e ka urdhëruar personalisht vrasjen e gazetarit.
“Në një mënyrë, qëndrimi i presidentit Trump lë të kuptohet se ai do t’i mbyllë sytë para çdo dëshmie për këtë vrasje. Kjo është qasje e gabuar. Paratë nuk janë gjithçka. Ne nuk duhet të distancohemi nga vlerat njerëzore”, deklaroi ministri për degën e CNN-it në Turqi.
Presidenti amerikan është treguar aleati më i fuqishëm ndërkombëtar i princit Salman, pas vrasjes së gazetarit saudit. Ai ka deklaruar se Arabia Saudite është partner strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se prishja e marrëdhënieve me këtë vend do ta shkaktonte humbjen e shumë vendeve të punës.
Ai këtë përkrahje e ka mbështetur edhe në ndikimin e Arabisë Saudite në normalizimin e çmimit të karburanteve. Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar 17 qytetarë të Arabisë Saudite, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në vrasjen e gazetarit. Në anën tjetër, Turqia ka qenë kritikuesja më e zëshme ndërkombëtare ndaj Arabisë Saudite, duke ofruar dëshmi të shumta për vrasjen e kryer, shkruan “CNN”.
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...