Kancelarja gjermane, Angela Merkel përgëzoi sot kryeministrin e ri britanik, Boris Johnson duke insistuar mbi faktin se ajo kërkon një miqësi të ngushti me Britaninë e Madhe, që është duke u larguar nga BE-ja.
“Përgëzoj Boris Johnson dhe gëzohem për një bashkëpunim të mirë. dy vendet tona duhet të vazhdojnë të jenë të bashkuara nga një miqësi e ngushtë”, shkruan në “Twitter” zëdhënësja Ulrike Demmer duke cituar Merkelin.
Një prej deklaratave të para të Boris Johnson pas zgjedhjes së tij ishte të premtonte, sikurse e kishte bërë gjatë fushatës së tij, që Brexit do të ndodhë më 31 tetor, data e re e parashikuar pasi Britania e Madhe dështoi të ratifikonte marrëveshjen e negociuar me BE-në para fundit të marsit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...