Gjermania ka përpara muaj të vështirë të negociatave për krijimin e një koalicioni. Marcel Fratzscher, president i DIW, Institutit Gjerman të Ekonomisë, shprehet se ai shpreson që partitë të mos bien dakord vetëm për emëruesin më të vogël të përbashkët, por të ndajnë detyrat me njëra-tjetrën me mençuri, guxim dhe me vendosmërinë e nevojshme për ndryshim. Gjermania ndodhet para sfidës më të madhe prej kohësh. Qeveria e re duhet shpejt të marrë vendime të së ardhmes në lidhje me klimën, transformimin digjital dhe rinovimin social. Nëse nuk ia del me këtë, atëherë vihet në pikëpyetje mirëqenia ekonomike e Gjermanisë dhe Europa rrezikon të humbë në konkurrencën e sistemeve me Kinën dhe SHBA.
Lajm i mirë që një koalicion i majtë nuk është i mundur
Kurse ekonomisti Jens-Oliver Niklasch, nga Banka e landit të Baden-Vyrtembergut, LBBW shprehet se nga pikëpamja e tregut është një lajm i mirë që një koalicion i majtë nuk është i mundur. “Partitë e tjera që mund të qeverisin nuk dallojnë shumë në temat ekonomike dhe politike-financiare, që kompromiset të bëhen të pamundura.”
Edhe Jörg Krämer kryekonomisti i Commerzbank shprehet se “shumë sipërmarrës dhe aksionerë duhet të jenë të lehtësuar, që një aleancë me SPD-Të Gjelbrit-dhe e E Majta nuk arrin shumicën në Bundestag. Kjo forcon pozicionin negociues të FDP-së, pa të nuk mund të krijohet një koalicion stabil, po të lesh mënjanë koalicionin e madh.” Për Krämer qeveria e re ka detyra të vështira përpara. Ndryshe nga Angela Merkel në vitin 2005, qeveria e re nuk merr përsipër një ekonomi popullore me avantazhe në vend. Po të matet me faktorë si kohëzgjatja e proceseve të lejeve apo gjyqësore, tatimet etj, me rëndësi për funksionalitetin konkret të sipërmarrjeve, Gjermania brenda BE zë vende mesatare. Para 10 vjetësh Gjermania ndodhej në çerekun e parë të renditjeve.”
Shqetësim – kohëzgjatja e negociatave
Kurse Gabriel Felbermayr, presidenti i Institutit për Ekonominë botërore, IFW e sheh me shqetësim, që Gjermania ka përpara muaj të vështirë të krijimit të qeverisë. Pavarësisht se cili koalicion krijohej, …duhet të llogaritet me atë që qeveria e re do të jetë relativisht e dobët, sepse partitë me pozicione ideologjike të ndryshme, do të duhet të bien dakord për një program. Paralizimi i gjatë dhe pasiguria politike nuk ndihmojnë aspak ekonominë, sidomos para detyrave të vështira të së ardhmes.”
Për Thomas Gitzel, kryekonomist i VP Bank, rezultati zgjedhor në Gjermani do të pritet me qetësi nga tregjet financiare. Për një aleancë të majtë me shumë gjasa nuk mjafton rezultati. Me këtë është mënjanuar rreziku më i madh për tregjet financiare. Me këtë rezultat kuptohet edhe diçka tjetër: nuk ka një ndërprerje të plotë me punën e deritanishme qeveritare. Edhe nëse SPD-së merrzyrën e kancelarit do të thotë vijimësi. Për Olaf Scholz kanë rëndësi finanacat solide edhe kjo do t’i qetësojë tregjet financiare./DW/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...