Dorëheqja e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ka ngjallur reagime në SHBA. Anëtarët e Kongresit nga të dy anët politike janë deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit brenda Administratës Trump.
Senatori Mitch McConnell, nga Partia Republikane e presidentit Trump, tha se është i shqetësuar me faktin se dorëheqja u bë për shkak të dallimeve të mëdha që gjenerali Mattis kishte me presidentin.
Senatori i Floridas, Marco Rubio, i cili e kishte kundërshtar Trumpin në garën brenda republikanëve në vitin 2016, tha se arsyet e dorëheqjes tregojnë se shteti po shkon drejt një serie gabimesh të rënda politike që do të rrezikojnë kombin amerikan.
Senatori demokrat, Mark Warner, i cili është nënkryetar i Komitetit të Senatit për Inteligjencë, e cilësoi largimin e Mattisit si të frikshëm.
Përndryshe, njoftimi për dorëheqje erdhi vetëm një ditë pasi presidenti Trump njoftoi se do t’i tërheqë trupat amerikane nga Siria, vendim ky të cilin gjenerali Mattis e kishte kundërshtuar ashpër.
E në letrën e dorëheqjes së tij, gjenerali ka përmendur dallimet që ka me presidentin. Ai ka thënë se Trumpi ka të drejtë të emërojë në këtë post dikë që ka qëndrime më të përafërta me ato të tij. Mattisi do të largohet zyrtarisht nga posti në shkurt.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje