Disa orë pasi presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi u konfirmuan se ka vdekur pas një aksidenti me helikopter, ka reaguar edhe bota perëndimore, shkruan BBC transmeton Arbresh.info.
Franca shprehu ngushëllimet e saj me një deklaratë të shkurtër të ministrisë së jashtme.
“Franca i shpreh ngushëllimet e saj Republikës Islamike të Iranit pas vdekjes së Presidentit Ebrahim Raisi, Ministrit të Jashtëm Hossein Amir Abdollahian dhe atyre që i shoqërojnë”, thuhet në deklaratë.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e Raisi dhe zyrtarëve të tjerë iranianë në një aksident me helikopter, disa orë pas reagimit të Charles Michel.
Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, mbajti një minutë heshtje pas lajmit për vdekjen e Raisi, gjatë një fjalimi në një konferencë ndërkombëtare për sigurinë bërthamore në Vjenë.
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda tha se ishte thellësisht i prekur nga lajmi i vdekjes tragjike të Presidentit të Iranit.
Duke kujtuar përplasjen e avionit të vitit 2010 që vrau presidentin polak, Lech Kaczynski, Duda tha: “Ne e dimë ndjenjën e tronditjes dhe të zbrazëtisë që mbetet në zemrat e njerëzve dhe në vend pas humbjes së papritur të elitës politike dhe sociale, prandaj, me mirëkuptim të veçantë, ne bashkohemi me të afërmit e viktimave dhe kombin iranian në lutje dhe pikëllim.”
Zëdhënësi i NATO-s shkroi në X, dhe i ofroi ngushëllime kombit iranian pas vdekjes së Raisi dhe Amir-Abdollahian, në një postim të shkruar në persisht./Arbresh.info
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...