Sulmi ndaj dy cisternave të naftës në Gjirin e Omanit ka ngjallur reagimet e udhëheqësve të ndryshëm nga e gjithë bota.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dënoi sulmin duke thënë se bota nuk mund të përballojë një konflikt në rajonin e Gjirit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar për situatën, ka deklaruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. Ajo tha se qeveria amerikane po e percjellë situatën dhe po ofron ndihmë.
Në anën tjetër Rusia, përmes zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se është shumë herët për të nxjerrë ndonjë përfundim mbi sulmet ndaj cisternave në Gjirin e Omanit për shkak të mungesës së informacionit.
Liga Arabe kërkoi reagimin e Këshillit të Sigurimit duke thënë se “disa palë në rajon po synojnë t’i vënë zjarrin rajonit”.
Më herët u njoftua se dy transportuese të produkteve të naftës, janë sulmuar, dhe përfshirë nga flakët në Gjirin e Omanit.
Sulmet e raportuara në Gjirin e Omanit erdhën pasi kryeministri japonez, Shinzo Abe, po e përmbyllë vizitën e tij dy-ditore në Teheran.
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif i përshkroi incidentet si “të dyshimta”, duke thënë se ato ndodhën ndërsa Abe u takua me udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, për “bisedime të gjera dhe miqësore”.
Ky incident ndodh një muaj pasi katër transportues të naftës u sulmuan pranë Emirateve të Bashkuara Arabe, duke rritur tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara si dhe aleatëve të saj në Gjirin Persik. SHBA-ja e akuzoi Iranin për sulmin.
“Lojë e pistë”, Rovena e prekur nga veprimi i Xhenetës
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...
Ambasadori britanik viziton burgun e Lipjanit, merr dhuratë ...
Kos paralajmëron ndryshim të qasjes në dialogun Kosovë-Serbi
Donald Tusk: Fitorja e Trump do të ketë pasoja për sigurinë ...