Djemtë e gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi, kanë lëshuar një apel emocional për kthimin e trupit të babait të tyre.
Gazetari i njohur saudit që shkruante për mediat amerikane dhe që ishte zë kritik për qeverinë saudite, u vra brenda konsullatës sauditë në Stamboll, transmeton portali arbresh.info
Salah dhe Abdullah Khashoggi, e quajtën babanë e tyre “guximtar dhe bujarë”, kanë deklaruar se kanë kaluar javë të tëra në ankth dhe pasiguri.
“Shpresoj që çdo gjë që ndodhi ashtu sikur thonë mediat. Shpresoj që vdekja të ishte e shpejtë për të, e qetë dhe pa dhimbje”, tha Abdullah Khashoggi, 33 vjeç, për CNN.
Autoritetet në Turqi, të cilët thonë se Khashoggi u bra nga një ekip vrarësish të dërguar nga Rijadi, po kërkojnë mbetjet e gazetarit.
Pa trupin e babait të tyre, vëllezërit thonë se familja e tyre nuk është në gjendje të vajtojë ose të gjej ngushëllim.
“Gjithçka që duam tani është ta varrosim në Al-Baqi (varreza) në Medinë (Arabinë Saudite) me pjesën tjetër të familjes së tij,” tha Salah.
Nëse ka një dobësi që vjen me humbjen e papritur të një prindi, Salah dhe Abdullah, i cili është dy vjet i vogël, nuk e tregojnë, por sytë e tyre e tregojnë qartë tendosjen.
Salah, vëllai më i madh, është bërë pika kryesore e kontaktit nga qeveria saudite.
Salah, Abdullah dhe motrat e tyre Noha, 27 vjeç dhe Razan, 25 vjeç, të gjithë duan të vazhdojnë jetën e tyre dhe të punojnë në Lindjen e Mesme./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...