Pas rastit të parë pozitiv me koronavirus në Vatikan, Selia e Shenjtë po merr në vlerësim vendimin për transmetimin me video të Lutjes së Angelus të Papa Franceskut, ditën e diel 8 mars 2020, për shkak të numrit të madh të besimtarëve që popullojnë sheshin Shën Peitro.
Po ashtu po vlerësohet diçka e tillë dhe për meshën e përgjithshme të ditës së mërkurë, që Papa Francesku mban tradicionalisht në sheshin Shën Pietro.
Kisha Katolike e Selia e Shenjtë prej datës 26 shkurt kanë hyrë në kalendarin fetar të javëve përgatitore e që paraprijnë Festën e Pashkëve që sivjet do të jetë më 12 prill.
Lajmi për pacientin e parë me koronavirus në Vatikan është bërë i ditur nga drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë Matteo Bruni gjatë një takimi me gazetarët.
“Sot në mëngjes Drejtoria e Higjienës Sanitare ka mbyllur dhe është pezulluar puna në ambulatorët mjekësorë në Vatikan, e ka nisur procesi i disinfektimit e i higjienizimit, pas verifikimit të pacientit të parë pozitiv pozitiv me koronavirus në Selinë e Shenjtë.”
Edhe Vatikani ka adoptuar masat drastike të parandalimit të përhapjes së këtij virusi duke pezulluar të gjitha mbledhjet, eventet sociale e aktivitetet formuese.
Në ambientet e mbyllura lejohet një numër i limituar personash për të respektuar distancën të paktën 1 metër nga njëri-tjetri.
Selia e Shenjtë rekomandon gjithashtu banorët e saj të evitojnë sa mundin udhëtimet e në rast simptomash gripi të mos paraqiten në repartin e Shërbimit të Rojës Mjekësore në qendrat ambulatore, por të kërkojnë një vizitë mjekësore në shtëpi.
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit