Rasti i parë me koronavirus në Francë mund të ketë qenë në dhjetor

10:11 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Një pacient ishte diagnostikuar me pneumoni më 27 dhjetor të vitit të kaluar në Paris, por në fakt ai ishte i infektuar me Covid-19, ka deklaruar mjeku i tij.

Dr Yves Cohen, tregoi për mediat franceze se kur personi ishte testuar atë kohë kishte rezultuar pozitiv, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

E pacienti i cili tani është shëruar plotësisht, ai tha se nuk e kishe idenë se ishte i infektuar me koronavirus.

Ky lajm do të thotë se koronavirusi mund të ketë arritur në Francë, më parë nga se mendohej.

Çfarë dihet për rastin e parë?

Dr Cohen, i cili është drejtor i mjekësisë urgjente në spitalet Avicenne dhe Jean-Verdier afër Parisit, tha se pacienti ishte një burrë 43-vjeçar I cili jetonte në veri-lindje të Parisit.

Personi në fjalë ishte duke ekspozuar për nje kohë atë që tani njihet si simptomat kryesore të koronavirusit, transmeton arbresh.info

Ai ishte pranuar në spital më 27 dhjetor, katër ditë para se zyra e OBSH-së në Kinë të informohej për rastet e pneumonisë të një shkaku të panjohur që po përhapej në qytetin kinez, Wuhan.

Mirëpo ky pacient kishte deklaruar se nuk ka udhëtuar në asnjë vend para se të sëmurej.

Ndërsa doktori I tij tregoi se dy fëmijët e tij ishin të infektuar, mirëpo bashkëshortja e tij jo.

Por ajo që Dr Cohen theksoi ishte se gruaja e pacientit punonte në një supermarket afër aeroportit Charles de Gaulle dhe mund të vinte në kontakt me njerëz që kishin ardhur kohët e fundit nga Kina./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme