Një pacient në një spital në afërsi të Parisit me 27 dhjetor për pneumoni kishte në të vërtetë koronavirusin, tha mjeku i tij.
Kjo do të thotë se virusi mund të ketë arritur në Evropë pothuajse një muaj më herët se sa ishte menduar më parë, transmeton portali arbresh.info.
Dr Yves Cohen tha se një tampon i marrë atë kohë është testuar së fundmi dhe rezulton pozitiv për Covid-19.
Pacienti, i cili është shëruar tha se nuk kishte ide ku e kishte marrë virusin, pasi që nuk kishte udhëtuar jashtë vendit.
Të diturit se kush ishte rasti i parë është kyç në kuptimin se si është përhapur virusi.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se është e mundur që më shumë raste të hershme do të dalin në dritë, dhe zëdhënësi Christian Lindmeier u bëri thirrje vendeve të kontrollojnë të dhënat për raste të ngjashme në mënyrë që të fitojnë një pamje më të qartë të shpërthimit.
Ministria franceze e shëndetësisë i tha BBC-së se qeveria po merrte konfirmim për rastin dhe se do të merrte parasysh hetime të mëtejshme nëse ato vërtetoheshin të nevojshme.
Franca nuk është i vetmi vend ku testimet pasuese tregojnë për rastet e mëparshme.
Dy javë më parë, një ekzaminim pas vdekjes i kryer në Kaliforni zbuloi se vdekja e parë e lidhur me koronavirusin në SHBA ishte pothuajse një muaj më parë se sa mendohej./arbresh.info/
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz