Rasti i parë i coronavirusit në një shtëpi për të moshuar në Britani të Madhe – mbyllet qendra për vizitorët

11:49 | 12 Mars 2020
Arbresh.info

Një shtëpi pleqsh dhe banimi në Basingstoke të Hampshire është mbyllur për vizitorët pasi një person është testuar pozitiv me COVID-19.

Shtëpia “Oakridge” kujdeset për 91 persona që kanë një sërë nevojash, përfshirë diabetin dhe sëmundjet mendore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ende nuk është konfirmuar nëse personi i infektuar, është banor apo anëtar i stafit.

Këshilli në Hampshire ka deklaruar se po punon ngushtë me Shëndetin Publik në Angli, për të minimizuar rrezikun e përhapjes së virusit më tej.

Kujtojmë se deri më tani ka pasur 13 raste të konfirmuara të virusit në rajonin e Hampshire, duke e bërë atë një nga zonat më të goditura në Britani të Madhe.

 

Të ngjashme