Google ADS

Rastet e reja të koronavirusit në të gjithë botën, mbi 14 milionë të infektuar

16:04 | 19 Korrik 2020
Arbresh.info

Më shumë se 14 milionë persona janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën kurse mbi 600 mijë viktima janë shënuar nga Covid-19.

Sipas të dhënave të Universitetit të Johns Hopkins, shkruan arbresh.info, këto janë rastet më të reja të paraqitura në botë:

  • Filipinet kanë regjistruar 58 viktima dhe 2,241 raste të reja.
  • Australia ka regjistruar 3 viktima duke u rritur numri i përgjithshëm i viktimave në 122.
  • Rusia ka shënuar rekord të ri të numrit të viktimave nga koronavirusit, 95 viktima për 24 orë dhe 6,109 raste të reja.
  • Kina ka shënuar 16 raste të reja, 13 prej tyre janë nga provinca Xinjiang
  • Hong Kong ka shënuar 108 raste të reja.
  • Pakistani ka regjistruar 46 viktima të reja dhe 1,579 raste të reja.
  • Irani ka regjistruar 209 viktima dhe 2,182 raste të reja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme