Raportuesja speciale e OKB-së për territoret e pushtuara palestineze thotë se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar me bombardimin e Rripit të Gazës, i cili ka rrafshuar lagje të tëra dhe ka vrarë më shumë se 24,000 palestinezë.
“Izraeli ka bërë një sërë gjërash që janë kryesisht të paligjshme”, deklaroi Francesca Albanese në një konferencë shtypi në Madrid, shkruan Al Jazeera.
“E drejta ndërkombëtare humanitare duhet të respektohet për të mbrojtur njerëzit që nuk marrin pjesë në luftime: civilët, të burgosurit e luftës, të sëmurët dhe të plagosurit.
Kjo do të thotë të bëhet dallimi midis luftëtarëve dhe civilëve dhe të sigurohet që sulmet ushtarake të jenë proporcionale për të shmangur dëmtimin e tepruar ndaj civilëve. Në vend të kësaj, ajo që ndodhi ishte më shumë se 100 ditë bombardime të rënda. Në dy javët e para, 6,000 bomba u përdorën në javë, bomba secila me peshë 2,000 paund [rreth një ton], në zona shumë të mbushura me njerëz.”, shtoi ajo./abcnews.al
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...