Raportuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara për pavarësinë e gjyqtarëve dhe të avokatëve, Margaret Satterthwaite tha se “rasti i zbuluar së fundmi i një tuneli të gërmuar në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë është një paraqitje simbolike e gjendjes së gjyqësorit në Malin e Zi”.
Këto komente zonja Satterthwaite e bëri të martën në Podgoricë, gjatë qëndrimit të saj në Mal të Zi duke theksuar se akti në fjalë “tregon siguri të pamjaftueshme, infrastrukturë jashtëzakonisht të papërshtatshme, si dhe rrezik të shtuar të ndërhyrjes nga faktorë të jashtëm në punën e gjyqësorit”.
Sipas saj, reagimet për atë ngjarje konfirmojnë tendencën e përgjithshme të aktorëve politikë për të komentuar publikisht sjelljen e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe për të marrë merita për punën e prokurorisë.
“Mendoj se trajtimi i atij rasti tregoi një politizim. Autoritetet gjyqësore duhet të lejohen të marrin rolin e tyre dhe të lejojnë që hetimi të kryhet në mënyrë të drejtë dhe të fuqishme, dhe t’i lënë autoritetet gjyqësore të arrijnë në përfundimet e tyre,” tha Satterthwaite.
Zonja Satterthwaite tha se Mali i Zi filloi një reformë të gjerë të sistemit gjyqësor, ku edhe Kushtetuta garanton pavarësinë e gjyqësorit dhe krijojnë një sistem institucionesh që garantojnë ndarjen e pushteteve.
Satterthwaite përkujtoi se parlamenti i Malit të Zi në disa raste ka dështuar të zgjedhë gjyqtarin e shtatë të Gjykatës Kushtetuese, prokurorin suprem të shtetit, si dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor nga radhët e juristëve të dalluar.
“Deputetët në parlament duhet të vënë interesin e vendit të tyre para interesave politike dhe të sigurojnë që ata të emërohen në ato pozita pa vonesë”, tha zonja Satterthwaite.
Policia në Mal të Zi më 11 shtator zbuloi një tunel nëntokësor që lidhte një apartament me një depo të gjykatës aty pranë, në të cilën ruheshin lëndë narkotike të sekuestruara dhe dëshmi të tjera të krimeve. Nga pamjet e publikuara në media shfaqen një vrimë të madhe në mur në depon e Gjykatës ku po mbaheshin dëshmitë e proceseve gjyqësore.
Dhjetë ditë më vonë autoritetet policore identifikuan personat që dyshohet se kanë hapur tunelit në Gjykatës së Lartë në Podgoricë dhe lëshuan fletarreste ndërkombëtare për të dyshuarit./voa/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...