Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Palestinë, Michael Lynk, ka paralajmëruar se me hapat e rinj aneksues të Izraelit po hyhet në kthesën e fundit që shkon drejt aneksimit në rast se këto hapa mbesin pa përgjigje nga bashkësia ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim raportuesi special Lynk theksoi se ka nevojë për “veprime globale” kundër mobilizimit të kohëve të fundit në vendbanimet e paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Aktivitetet e vendbanimeve që janë intensifikuar në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë edhe Kudsin Lindor nënkuptojnë një refuzim të qartë të një zgjidhjeje me dy shtete” ,theksoi Lynk, duke shtuar se “Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime në përgjigje të vendbanimeve të fundit të Izraelit. Nëse hapat e reja të Izraelit për vendbanimet mbeten pa përgjigje nga komuniteti ndërkombëtar, ne do të hyjmë në kthesën e fundit që shkon në rrugën drejt aneksimit”.
– Vendbanimet e paligjshme hebreje konsiderohen krime lufte
Lynk theksoi se bashkësia ndërkombëtare ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se vendbanimet e paligjshme të Izraelit janë një shkelje konkrete e Konventës së Katërt të Gjenevës të vitit 1949 dhe se vendbanimet e paligjshme, në të njëjtën kohë janë një krim lufte i mundshëm sipas Statutit të Romës të vitit 1998 si dhe burim për një sërë shkeljesh të përhershme të të drejtave të njeriut.
Duke rikujtuar se më 26 janar një grup kolonësh hebrenj në Bregun Perëndimor kreu bastisje në rajonin El-Mugir dhe se ndaj banorëve të fshatit u hap zjarr me plumba të vërtetë nga ushtarët izraelitë ose nga grupi, Lynk tha se kjo ngjarje nuk është vetëm shkelje e një sërë të të drejtave të njeriut, përfshirë edhe të drejtën për të jetuar, dhe në të njëjtën kohë kjo nënkupton edhe shkeljen e lirisë së veprimit dhe sigurisë së palestinezëve.
Ai pasi nënvizoi faktin se përgjigjja verbale e komunitetit ndërkombëtar ndaj aktiviteteve të Izraelit që çojnë rajonin drejt aneksimit tashmë nuk mund të jetë më e mjaftueshme, theksoi se hapat e Izraelit duhet të ndalen dhe të përmbysen.
Ndërkohë edhe zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) Rupert Colville ka thënë se “Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e gjatë dhe të dhunshëm ndaj palestinezëve në fshatin Al-Mugir në Bregun Perëndimor të shtunën e kaluar”.
Colville bëri të ditur se në sulm ra dëshmor 38-vjeçari Hamdi Taleb Na’asan, babai i 4 fëmijëve si dhe u plagosën 20 banorë të fshatit.
Izraeli ka rreth 250 vendbanime të paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor, të cilin e pushtoi pas luftës më 1967. Më shumë se 600 mijë kolonë hebrenj jetojnë në këto vendbanime.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns