Spanja do t’ia dërgojë Ukrainës një numër të vogël të raketave kundërajrore të sistemit Patriot, pas trysnisë nga aleatët e saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO për t’i dhënë Kievit më shumë ndihmë ushtarake, u raportua të premten.
Duke qenë se Rusia i ka shpeshtuar dukshëm sulmet ajrore në Ukrainë, qeverive të BE-së u është kërkuar ta ndihmojnë Kievin me më shumë kundërajrorë për ta mbrojtur veten.
Në veçanti kjo vendeve si Greqia dhe Spanja, të cilat kanë armë të tilla në arsenalin e tyre.
Duke i cituar burimet qeveritare, gazeta El Pais raportoi se Spanja e ka hedhur poshtë mundësinë t’i dërgojë Ukrainës sisteme kundërajrore Patriot, por ka thënë se do ta furnizojë atë me raketa që përdorën nga ky sistem kundërajror.
Vendet evropiane, të cilat zotërojnë sisteme kundërajrore Patriot, po ngurrojnë t’ia japin Ukrainës ndonjë prej tyre. Ukraina ka shumë nevojë për së paku shtatë Patriotë për t’i frenuar sulme ajrore ruse.
Forca ajrore e Rusisë është shumë më e fuqishme se ajo e Ukrainës, por kundërajrorët e sofistikuar të aleatëve perëndimorë të Kievit mund të përbëjnë kërcënim të madh për aviacionin rus.
Patriotët janë kundërajrorë raketorë të cilët mund t’i godasin avionët luftarakë, raketat lundruese dhe raketat balistike me rreze të shkurtra veprimi.
Përparësi e rëndësishme e këtyre kundërajrorëve të prodhuar nga SHBA-ja, përveç efikasitetit të tyre, është edhe fakti se trupat ukrainase janë të stërvitura se si t’i përdorin ata./rel
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë prej...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona