Disa anëtarë të personelit amerikan janë plagosur si pasojë e një sulmi kundër një baze ushtarake në Irak, kanë thënë tre zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Duke folur në kushte anonimiteti, këta zyrtarë kanë thënë se sulmi me raketë ka goditur bazën ajrore Al Asad në Irak.
Ata kanë thënë se janë duke cituar informacion fillestar dhe që situata mund të ndërrojë.
“Personeli i bazës është duke kryer vlerësimin për dëmet pas sulmit”, ka thënë njëri prej zyrtarëve.
Shtetet e Bashkuara kanë kryer javën e kaluar një sulm në Irak kundër individëve që zyrtarët amerikanë kanë thënë se kanë qenë militantë, të cilët janë përgatitur për të lëshuar dronë, dhe janë parë si kërcënim për forcat e SHBA-së./rel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...