Një shtetas amerikan është gjetur i vdekur në një qendër të emigrimit në rajonin Krasnodar në Rusi, raportoi gazeta ruse Kommersant më 4 dhjetor.
Ernest Harry Mitchel, 56 vjeç, ishte urdhëruar të mbahej në këtë qendër, pasi një gjykatë ruse vendosi se ai i kishte shkelur rregullat sepse kishte sigurim të pavlefshëm mjekësor dhe “para të gatshme të padeklaruara” kur kishte tentuar të futej në rajonin e ndarë të Gjeorgjisë, Abkhazia, nga Rusia, sipas Kommersant.
Gjykata e gjobiti Michellin me 32 dollarë dhe e urdhëroi dëbimin e tij.
Michelli nuk e kishte pasur ndër mend të ankohej ndaj vendimit të gjykatës.
Kommersant raportoi se trupi i tij u gjet në godinën e qendrës dhe se, sipas një raporti fillestar “vetëvrasja ishte shkaktari i vdekjes së tij”./rel
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...