Një helikopter që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi është përfshirë në një incident ndërsa ai ishte duke vizituar Azerbajxhanin fqinj, njoftoi të dielën agjencia e lajmeve gjysmë-zyrtare iraniane Tasnim .
“Disa nga shoqëruesit e presidentit në këtë helikopter ishin në gjendje të komunikonin me Shtabin Qendror, duke rritur shpresat se incidenti mund të kishte përfunduar pa viktima,” shkruan CNN transmeton Arbresh.info
Është e paqartë se cili është statusi i saktë i helikopterit të Raisit.
Helikopteri ishte pjesë e një kolone prej tre helikopterësh. Dy nga ata helikopterë po transportonin ministra dhe zyrtarë që arritën në destinacionin e tyre të sigurt, sipas Tasnim.
“Seyyed Mohammad-Ali Al-Hashem, Imami i Namazit të Xhumasë në Tabriz dhe Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian raportohet se ishin gjithashtu në helikopter me presidentin,” tha Tasnim në X.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...