Bashkimi Evropian (BE) është duke biseduar me Kievin për garancitë e mundshme të sigurisë, me qëllim që t’i kryejë “zotimet e mëdha të sigurisë” për Ukrainën deri në fillim të korrikut, raporton gazeta gjermane Welt am Sonntag.
Kjo gazetë raportoi më 11 maj se e ka parë dokumentin e një drafti në Bruksel, në të cilin gjithashtu diskutohet nëse mund të dërgohen në Ukrainë ushtarë nga vendet e BE-së.
Anëtarët nga 27 vendet anëtare të BE-së “së fundmi u pajtuan” për një tekst “konfidencial” 11-faqesh, sipas gazetës.
Welt shtoi se në tekst shkruhet se “përjashtohet pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e ushtarëve të BE-së përkrah ushtarëve ukrainas në operacionet luftarake kundër Rusisë”.
Por, vendet zotohet, sipas dokumentit, për ta furnizuar Ukrainën me armë dhe armë jovdekjeprurëse dhe për ta ndihmuar me stërvitje.
Shumica dërrmuese e vendeve të bllokut e kanë ndihmuar Ukrainën prej se Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të saj në shkurt 2022.
Ka disa muaj që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk e hedh poshtë mundësinë e dërgimit të trupave nga vendet aleate perëndimore të Kievit në Ukrainë.
I pyetur drejtpërdrejt në mars, ai tha se “të gjitha këto opsione janë të mundshme”.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është përpjekur ta përshkruajë ndihmën ushtarake për Ukrainën si tregues që NATO-ja dhe Perëndimi është i përfshirë tashmë në konflikt.
Shtetet e Bashkuara dhe mbështetësit e tjerë të Kievit e kundërshtojnë këtë portretizim.
NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kufizuar me kujdes përfshirjen e tyre, për të mos i dhënë Moskës përparësinë në atë që ato e cilësojnë si një luftë pushtuese në Ukrainë, e cila kërcënon rendin dhe sovranitetin ndërkombëtar./rel
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale