Dronët ukrainas i kanë goditur objektet e energjisë dhe karburantit në rajonin rus Smolensk, duke ua vënë zjarrin atyre, tha të mërkurën guvernatori rajonal Vasily Anokhin.
“Rajoni ynë është duke u përballur me sulme nga dronët ukrainas përsëri”, shkroi Anokhin në Telegram.
Ai tha se nuk ka viktima dhe se ekipet e shpëtimit po punojnë për ta shuar zjarrin në Smolensk dhe në rrethinat e Yartsevos.
Kanali YE Astra në Telegram e publikoi një video të xhiruar nga dëshmitarët, e cila shfaq një zjarr të madh në një rafineri.
Në javët e fundit, Ukraina ka kryer sulme në rafineritë ruse të naftës dhe në ndërtesat e tjera industriale duke përdorur dronë me rreze të gjata veprimi.
Një sulm më 17 mars i kishte për cak dhjetëra rafineri ruse të naftës, që raportohet se përbënin rreth 12 për qind të kapacitetit të Rusisë për përpunimin e naftës.
Sulmi i së mërkurës vjen një ditë pasi Senati amerikan e miratoi një paketë të shumëpritur me ndihmë ushtarake për Ukrainën, në vlerë rreth 60 miliardë euro./rel
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale